Përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”, grupimi më i madh i mbështetësve të Kombëtares “TKZ”, ka bërë një njoftim, ku bëjnë të ditur vendtakimin dhe marshimin për në stadiumin, ku do të luhet dueli Kroaci-Shqipëri.
“Të mërkurën aventura jonë vazhdon me qytetin e Hamburgut, aty ku djemtë tanë do të kenë përballjen e radhës kundër Kroacisë.
Atmosfera para ndeshjes, do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend”, thuhet ne njoftim.
Postimi i plotë:
Të dashur anëtarë,
Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në përballjen me kampionët të fuqi, Italinë.
Të mërkurën aventura jonë vazhdon me qytetin e Hamburgut, aty ku djemtë tanë do të kenë përballjen e radhës kundër Kroacisë.
Ju njoftojmë që vendtakimi i TKZ-së përpara ndeshjes do të jetë në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumwall, në adresën:
https://maps.app.goo.gl/MnuGGBqAaM769Uvs6?g_st=ic
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend.
Nisemi nga vendtakimi “Jan-Fedder-Promenade”
Marshim deri te stacioni Landungsbrücken.
Marrim S-bahn S1 me drejtim Wedel dhe zbresim ne Othmanschen.
Nga stacioni Othmanschen marrim shuttle bus që na dërgon deri në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg” në adresën “Sylvesterallee 7, 22525“
E përjetshme Shqipëria!
lajme,sport,bëjnë,Kroaci-Shqipër,Kuq e Zi,ndeshja,njoftimin e rëndësishëm,tifozet , bëjnë,Kroaci-Shqipër,Kuq e Zi,ndeshja,njoftimin e rëndësishëm,tifozet