UEFA bën parashikimin për formacionin e mundshëm të Shqipërisë, si do rreshtohen kuqezinjtë përballë Kroacisë

Lajme

Ditën e nesërme, Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Kroacisë, në ndeshjen e grupeve e vlefshme për Kampionatin Evropian të Futbollit që zhvillohet në Gjermani.

UEFA ka bërë një parashikim të mundshëm për formacionet e skuadrave.

Kështu, sipas parashikimit të UEFA në fushë kombëtarja kuqezi do të zbresë me: Strakoshën; Hysajn, Ajetin, Gjimshitin, Mitajn; Asllanin, Bajramin, Ramadanin; Laçin, Manajn dhe Asanin.

Ndërkohë, formacioni i parashikuar për Koracinë është: Livaković; Stanishiç, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriç, Suçiç, Kovaçiç; Majer, Budimir, Kramariç.

Shqipëria në ndeshjen e parë humbi përballë Italisë me rezultatin 2-1, por hyri në histori për golin më të shpejtë në Europian, pasi Nedim Bajrami shënoi 23 sekonda pas startimit të ndeshjes.

Kuqezinjtë do të luajnë me Kroacinë nesër në orën 15:00.



lajme,sport,bën parashikimin,formacionin e mundshëm të Shqipërisë,kroaci,uefa , bën parashikimin,formacionin e mundshëm të Shqipërisë,kroaci,uefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *