ZYRTARE / Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin japonez Hiroki Ito

Lajme

FC Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin Hiroki Ito nga VfB Stuttgart, me japonezin që do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor 2028.

Ito hodhi hapat e tij të parë si futbollist në departamentin e të rinjve të klubit japonez të divizionit të parë Júbilo Iwata, ku mori kontratën e tij të parë si profesionist në vitin 2018.

Ito luajti për Júbilo Iwata dhe Nagoya Grampus në një total prej 60 ndeshjesh në kampionat ku kishte 4 gola, përpara se të transferohej në VfB Stuttgart për sezonin 2021/22.

Ai ishte 97 ndeshje me Stuttgartin, duke shënuar dy gola, ndërsa me paraqitjet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Në qershor të vitit 2022, ai bëri debutimin e tij me Japoninë, për të cilën ai ka 19 paraqitje dhe një gol. Ito luajti gjithashtu në Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/



sport,Bayern Munich,Bundesliga,Hiroki Ito , Bayern Munich,Bundesliga,Hiroki Ito

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *