Ndeshja me Shqipërinë po vlerësohet maksimalisht nga Italia. Ky takim do jetë i pari në grupin B për të dyja përfaqësueset, dhe pritet të ndikojë në rrugëtimin gjatë gjithë finaleve të Euro 2024.
Luciano Spalleti ka vendosur disa rregulla strikte për lojtarët axurrë. Kështu nuk lejohen lojërat me “Playstation”, lojëra gjatë mesnatës, kufjet dhe përdorimi i telefonit gjatë kohës që po masazhohen.
Kujtojmë se takimi mes Shqipërisë dhe Italisë merr jetë më 15 qershor, ora 21:00. Ndeshje kjo që luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
sport,Euro 2024 , Euro 2024