Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij kundër ndeshjes së parë në “Euro 2024”, kundër Italisë.
Duka u shpreh i bindur se kombëtarja shqiptare do ta fitojë këtë ndeshje.
“Fitojmë ne me rezultatin 1:0”, u shpreh ai në një intervistë për mediumin italian Play, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se do të ishte i kënaqur të kualifikoheshin të dyja kombëtaret.
“Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha Duka.
Kreu i FSHF-së foli edhe për tema të tjera.
Kombëtarja e Shqipërisë ballafaqohet më 14 qershor në “Signal Iduna Park” kundër Italisë, në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë” janë pjesë e grupit B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
sport,armand duka,kombetarja shqiptare , armand duka,kombetarja shqiptare