Ndahet nga jeta kampioni i botës së kërcimit me shtizë

Lajme

Kampioni i botës në kërcim me shtizë për vitin 2015, kanadezi Shawn Barber, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeccare pas disa komplikacioneve mjekësore.

Kanadezi vdiq në shtëpinë e tij në Kingwood të Teksas, dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e vdekjes së tij.

“Përvecc të qenit një atlet i jashtëzakonshëm, Shawn ishte një person me zemër të mirë që gjithmonë i vinte të tjerët para vetes. Të humbasësh një person kaq të mirë në një moshë kaq të re është tragjike”, ka thënë agjenti i të ndjerit.

Në vitin 2015, Barber mundi gjermanët Raphael Holzdeppe dhe Renaud Lavillenie për të fituar titullin e botës me një kërcim prej 5.90 metrash. Barber më pas arriti në finalen e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, por pa marrë asnjë medalje. /abcnews.al



sport,shawn barber , shawn barber

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *