VIDEO / Supergoli i Jasir Asanit bën bujën, në Itali i frikësohen të majtës së shqiptarit

Lajme

Jasir Asani shënoi një nga ‘ato të tijat’ mbrëmjen e djeshme në miqësoren e fituar 3-0 përballë Lihtenshtejn.

Mëngjerashi kuqezi realizoi një perlë nga goditja e dënimit duke na rikthyer emocionet e magjive të tij gjatë kualifikueseve.

Supergoli bëri bujën në rrjete sociale duke u kthyer në trendin e mbrëmjes. Faqja zyrtare e Euro 2024, që tashmë është bërë ‘fanse’ e Jasirit, ndau edhe një herë tjetër perlën.

Jo vetëm kaq, por edhe në Itali ka bërë një bujë të madhe dhe është media prestigjoze Sky Sport Italia që bën një sondazh mes golave të Asanit e Lovro Majer të Kroacisë që poashtu shënoi një gol të ngjashëm.

“Jasir Asani i Shqipërisë apo Lovro Majer i Kroacisë: Kush shënoi goditjen e lirë më të mirë në ndeshjet miqësore të mbrëmshme?”- shtron pyetjen Sky Sport.



sport,Jasir Asani,kombetarja shqiptare , Jasir Asani,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *