Shqipëria do të zhvillojë nesër miqësoren e parë të qershorit ku përballet me Lihtenshtejn në Hungari duke nisur nga ora 20:00.
Kombëtarja ka vijuar sipas programi seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e Euro 2024 që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë.
Nesër do të shohim më në fund një ‘grimcë’ të Shqipërisë europiane me Sylvinhon që do të testojë lojtarët në kuadër të përgatitjeve për 3 ndeshjet historike.
E rëndësishme është që braziliani të marrë mesazhet e duhura nga kjo sfidë, por fitorja sigurisht që shërben për të ngritur akoma më shumë moralin.
Kompanitë e basteve kanë bërë parashikimet e tyre për këtë miqësore dhe fitorja e Shqipërisë është gati e ‘sigurtë’.
Vetëm 1.06 vlerësohet triumfi i kuqezinjve kundrejt koeficientit maksimal, 29, të Lihtenshtejn. Barazimi vlerësohet me 12.
Shqipëria 1.06
Barazimi 12
Lihteshtein 29
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare