Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pak minuta më parë se kanë dalë në shitje fanellat e reja të Kombëtares shqiptare.
“Macron”-i ka prodhuar tre uniforma të kuqezinjve për Kampionatin Europian Gjermani 2024.
Fanella e parë e ekipit tonë kombëtar do të jetë e kuqe dhe me shqiponjën e përhapur në pjesën e përparme të saj.
Ndërkohë, jaka dhe pjesa fundore e mëngëve do të jenë me ngjyrë të zezë.
Fanella e dytë do të jetë e bardhë dhe me jakë të zezë, ndërsa fanella e tretë përbëhet e gjitha nga ngjyra e zezë.
Ky model i uniformës së Kombëtares do të jetë unik vetëm për Kampionatin Europian 2024.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare