Portier i 3-të në kualifikuese, Elhan Kastrati “projektohet” titullar në Euro 2024 prej statistikave

Lajme

Trajneri Sylvinho publikoi ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.

Nga këta 27 lojtarë, 4 prej tyre janë portierë, me Sylvinhon që ende nuk e ka vendosur nëse do të shkojë me të gjitha këta në Gjermani, apo njëri prej tyre do të bëhet “kurban” para fillimit të Euro 2024.

Bazuar në minutat që kanë në këmbë, “titullari” i statistikave është Elhan Kastrati, i cili aktivizohet me Cittadella në Serie B italiane.

Kastrati ka qenë një titullar i padiskutueshëm me plot 3240 minuta loje.

Ndryshe nga portieri i Cittadellas, Etrit Berisha i cili mban veshur fanellën e Empolit nuk ia ka dalë që të bindë për të qenë titullar, duke mbledhur 1260 minuta.

Vetëm 8 minuta më pak ka luajtur edhe Simon Simoni, me portierin 19-vjeçar që është aktivizuar me të rinjtë e Eintracht Frankfurt në Gjermani.

Ndërsa portieri me më pak minuta është Thomas Strakosha. I padëshiruar nga trajneri i Brentford në Angli, Strakosha është aktivizuar vetëm 345 minuta, duke qenë në hije përgjatë gjithë sezonit.

Megjithatë, kur vjen puna te Kombëtareja, e kemi parë që Strakosha merr shumë herë minuta nga Sylvinho apo nga cilido trajner që ka qenë më parë, duke u munduar që të baraspeshojnë minutat e tij me të Berishës.

Por, ajo ç’ka pritet të shihet më shumë është se si do të veprojë Sylvinho me Elhan Kastratin, mbretin e minutave te portierët e Kombëtares kuqezi.

Elhan Kastrati – 3240 minuta

Etrit Berisha – 1260 minuta

Simon Simoni -1252 minuta

Thomas Strakosha – 345 minuta



sport,elhan kastrati,Euro 2024,kombetarja shqiptare , elhan kastrati,Euro 2024,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *