Juventusi e mbyll me fitore dhe në vendin e tretë në Serie A

Lajme

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Monzës me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Nicolo Fagiolin dhe Kenan Yildizin, por pa sukses.

Goli erdhi në minutën e 26-të, kur Federico Chiesa futet në zonë dhe gjuan bukur për të shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur Alex Sandro shënoi me kokë për 2-0.

Pjesa tjetër e lojës edhe pse kishte raste gola më nuk sjelli.

Juventusi me këtë fitore zë vendin me 71 pikë, ndërsa Monza me 45 pikë është e 12-ta. /Telegrafi/



sport,JUVENTUS,serie a , JUVENTUS,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *