Sparta e Pragës ka triumfuar 1-2 ndaj Plzen, në finalen e Kupës së Çekisë.
Në Doosan Arena (Plzen), ndesha u luajt me ritëm të lartë, edhe pse në pjesën e parë mungoi goli.
Në pjesën e dytë, autogoli i Dueh kaloi Spartën në epërsi, ndërsa pak më vonë Chory vendosi ekuilibrat.
Në shtesë, Sparta siguroi suksesin me golin e Birmancevic. 28-vjeçari shqiptar, Qazim Laçi ishte titullar në këtë takim për skuadrën e Priske.
Mesfushori kuqezi i Spartës së Pragës luajti 90 minuta.
sport,kombetarja shqiptare,Qazim Laci , kombetarja shqiptare,Qazim Laci