Nuk ka rinovim, sulmuesi largohet nga Atletico Madrid

Lajme

Memphis Depay dhe Atletico Madrid kanë vendosur që të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, me lojtarin holandez që do të largohet nga Madridi si agjent i lirë.

Në kontratën e Depay nuk ka opsion për zgjatje automatike edhe për një sezon, me Memphis që do të jetë i lirë të zgjedhe klubin e tij të ardhshëm.

Por, momentalisht 30-vjeçari është i fokusuar të bëjë sa më mirë me Holandën në Euro 2024.

Gjithsesi, pavarësisht fokusimit te përfaqësuesja e Holandës, agjentët e Depay janë vënë në lëvizje për të gjetur ekipin e ri të sulmuesit.

Kujtojmë që në këtë sezon me Atletico Madrid, Memphis Depay ka zhvilluar 31 ndeshje, në të cilat ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.



sport,Atletico Madrid,la liga,Memphis Depay , Atletico Madrid,la liga,Memphis Depay

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *