Barcelonës i kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur para se ky sezon të përfundojë edhe zyrtarisht.
Robert Lewandowski me shumë mundësi do ta përfundojë atë si golashënuesi më i mirë, pasi ka realizuar 24 gola në 45 ndeshje të luajtura për blaugranasit këtë sezon.
Në moshën 35-vjeçare, polaku po garon edhe për të fituar çmimin ‘Pichichi’. Ai gjendet vetëm tre gola mbrapa liderit aktual dhe ka ende kohë për të zvogëluar diferencën.
Sidoqoftë, goli i ardhshëm i Lewandowskit mund t’i kushtojë katalanasve milionat, ose 1.2 milionë euro për të qenë më të saktë.
Kjo shumë raportohet se do t’i takojë Bayern Munichut, të cilët kanë përfshirë një bonus ku do të paguhej kjo shumë nëse Lewandowski shënon 25 gola.
Kjo shumë është mjaft e vogël në krahasim me paratë që Barcelona do ta humbte mundësinë që t’i fitonte në rast se nuk sigurojnë dot kualifkimin në Superkupën e Spanjës vitin e ardhshëm.
Për të siguruar biletën në Arabinë Saudite, të besuarit e Xavit duhet ta përfundojnë sezonin në pozitën e dytë në La Liga, dhe këtu mund të ndihmojë edhe Lewandowski duke shënuar disa gola./Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga,Robert Lewandowski , BARCELONA,la liga,Robert Lewandowski