Bayer Leverkusen me në krye Granit Xhakën ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar edhe Romën për të prekur finalen e Ligës së Evropës.
Ylli i skuadrës gjermane, pas kësaj ndeshje të madhe është takuar edhe me tifozët shqiptarë që ishin të pranishëm në “BayArena”.
Njëri ndër ta ishte edhe stomatologu i njohur, Prof. Ass.Dr. Fehim Haliti që udhëheq klinikën Dent Fix.
Dyshja kanë qëndruar së bashku pas ndeshjes, ku kanë festuar suksesin e radhës së Bayer Leverkusen, ku Haliti që është mik i Xhakës ka postuar edhe foto.
“Me kryesorin e finales”, ka shkruar Fehim Halili në rrjetet sociale.
Klinika Dent Fix është përkujdesur për buzëqeshjen e yllit të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, ndër vite.
Aty marrin shërbimet e tyre edhe emra të tjerë të njohur si boksieri me famë botërore, Robin Krasniqi, ndërsa nuk mungojnë as emra të njohur të Përfaqësueses së Kosovës si, Samir Ujkani, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Arbër Zeneli. /Telegrafi/
sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga,Fehim Haliti,Granit Xhaka , Bayer Leverkusen,Bundesliga,Fehim Haliti,Granit Xhaka