Cole Palmer bëhet lojtari i parë i Chelseat që nga Eden Hazard që fiton çmimin e madh të Premier Ligës

Lajme

Sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer është shpallur fituesi i çmimit ‘Lojtari i Muajit’ në Ligën Premier për muajin prill 2024.

Lojtari i gjithanshëm i sulmit të Bluve shijoi një seri ndeshjesh shumë pozitive gjatë muajit, duke përfshirë dy paraqitje të mrekullueshme në Stamford Bridge.

Palmer shënoi het-trik në dy ndeshje radhazi në shtëpi, duke përfshirë një në fitoren 4-3 ndaj Manchester United.

Ai më pas shënoi katër gola në fitoren e thellë 6-0 të Evertonit.

Anglezi gjithashtu bëri një asistim te goli i shënuar nga Noni Madueke në barazimin 2-2 kundër Sheffield United.

Kështu, Palmer ka arritur të fitojë çmimin “Lojtari i Muajit”, duke mposhtur konkurrencën e ashpër nga Kai Havertz, Bruno Fernandes dhe Josko Gvardiol.

Ndryshe, Palmer është bërë lojtari i parë i Chelseat që e fiton këtë çmim pas gjashtë vitesh. Lojtari i fundit që e bëri këtë ishte Eden Hazard në shtator 2018. /Telegrafi/



sport,chelsea,cole palmer,Premier League , chelsea,cole palmer,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *