Elbasani e feston titullin kampion me fitore spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede triumfoi me rezultatin 3-2 përballë Bylisit.
Pas kësaj sfide, të gjithë tifozët ‘pushtuan’ fushën e lojës për të festuar së bashku me lojtarët dhe stafin e ekipit. Një festë e çmendur gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut.
Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ai që dorëzoi trofeun te kapiteni, Orgest Gava.
sport,Elbasani,Superiore , Elbasani,Superiore