Inteligjenca Artificiale ka parashikuar çdo fitues të Ligës së Kampionëve deri në vitin 2103, dhe gjigantët e Ligës Premier, Arsenali çuditërisht nuk janë në listë.
Sipas listës, 39 klube marrin në dorë trofeun e lakmuar, duke përfshirë të gjithë gjashtë rivalët kryesorë të Topçinjve.
Manchester City merr pesë trofe, Liverpool tre, Chelsea dy dhe Manchester United një. Edhe rivalët e hidhur të Arsenalit, Tottenham, fitojnë një Ligë të Kampionëve.
Që nga formimi i kompeticionit në vitin 1955, vetëm 23 klube e kanë fituar atë.
Real Madrid është skuadra më e suksesshme me 14 tituj, shtatë më shumë se Milani i vendit të dytë, ndërsa Liverpool dhe Bayern Munich e kanë fituar të dy nga gjashtë herë.
Këtu, hedhim një vështrim skuadrave kryesore që janë parashikuar të fitojnë trofeun “veshë gjatë” nga Inteligjenca Artificiale, si dhe skuadrat befasuese që shfaqen në listë. /Telegrafi/
Thanks to AI’s definitely accurate predictions, I’m going to live to 102 just to see Sheriff Tiraspol win the Champions League, then I can go peacefully. pic.twitter.com/j4fitisfjL
— Paul Watson (@paul_c_watson) April 9, 2024
sport,champions league , champions league