RENDITJA / Kukësi zyrtarisht në Kategorinë e Parë, gjithçka e hapur për “Final 4” dhe “Play-Out”

Lajme

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me derbin e kryeqytetit Tirana – Partizani.

Në stadiumin “Air Albania” fituan të kuqtë me rezultatin 2-1. Të kuqtë mbetet në vendin e 3-të dhe shkojnë në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Tirana në vendin e gjashtë mbetet me 46 pikë.

Po sot u luajtën edhe dy takime të tjera. Vllaznia ja doli mbanë të merrte një fitore tepër të rëndësishme pasi mposhti Egnatian në “Egnatia Arena” me rezultatin minimal 1-0.

Shkodranët mobilizohen në vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon kryesimin me 60 të tilla.

Teuta triumfoi në “Kukës Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 2-0. Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Teutën që ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë.

Në krahun tjetër, Kukësi është zyrtarisht i rënë në Kategorinë e Parë.

Të shtunën u zhvilluan edhe dy takimet e tjera të javës së 33-të. Skënderbeu fitoi në shtëpi ndaj Erzenit me rezultatin minimal 1-0.

Korçarët vazhdojnë luftën për Final 4 duke shkuar në vendin e 5-të me 47 pikë, ndërsa Erzeni është një hap larg Kategorisë së Parë me 31 pikë.

Ndërsa ndeshja Dinamo City – Laçi përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Dinamovitët në vendin e katërt janë me 47 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërsa Laçi zbret në vendin e tetë me 39 pikë, duke rrezikuar qëndrimin në Superiore.



sport,Superiore , Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *