Derbi numër 203 mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e të kuqve. Sfida e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me rezultatin 1-2. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Partizanit, Orges Shehi.
“Patjetër që është një fitore e rëndësishme përballë një rivali historik. Më të rëndësishëm për mua janë ata që janë në stol se ata që e nisin nga fillimi. Taipi krijoi probleme në nxehmje edhe Cara kishte kontraktim. Por duke futur Hadrojn dhe duke kaluar Muratajn në pozicion natyral, na jep ekuilibër. Kemi marrë një fitore të merituar. Këtë fitore ja dedikoi tifozëve, por në veçanti për presidentin Gaz Demi, pasi babai i tij është në gjendje shumë të rëndë, ia dedikoi atij dhe babait të tij”, është shprehur fillimisht Shehi.
Mendoni se pas Dinamos dhe Tiranës, keni arritur te forma më e mirë e Partizanit?
“Ka qenë përiudhë ku nuk kemi qenë të plotë. Me Dinamon ishim të plotë, edhe sot. Kur ke kontigjent të plotë nuk ke dyshime dhe merr atë ç’ka ti kërkon. Edhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve pasi po fusim sulmues në krahun e djathtë. Djemtë po tregojnë karaktet dhe uri për të fituar çdo ndeshje”.
Kishte ndryshim pjesa e parë me të dytën?
“Tirana ndryshoi vendosjen dhe ne morëm masat. Ndryshe sillej nga krahu djathtë dhe ndryshe nga i majti. Në shumë raste dolëm me manovrat tona dhe kjo na dha rezultat. Mbrojtësit tonë kërkonin veritkalizimet për Skukën”.
Mungesa e Taipit, prishi diçka nga mënyra si kishe përgatitur ndeshjen?
“Me atë vendosje që kishte kundërshtari, ne kërkonim që mbrojtësit tonë të qarkullonin topin shpejt. Taipi ose rrëshqet mes linjave, ose hapet në krahë duke ditur që ka edhe këmbën e mirë. Ndryshon me Mehmetin për këtë, por edhe për pozicionimin. Kjo varet edhe në mënyrën si u vendos Tirana. Kjo ishte ajo që menduam, por kur ndryshon në moment të fundit ndryshojnë dhe direktivat. Mehmeti do të rritet gradualisht”.
Shehi po përshtatet më shumë me lojtarët e Partizanit, apo lojtarët përshtaten me ju?
“Kur të mungojnë lojtarët me karakteristikat e ndryshme që kanë, sigurisht që ndryshojnë dhe direktivat. Në bazë të këtyre lojtarëve që kemi, kërkojmë të marrim më të mirën. Si trajner, kur sheh brumin e lojtarëve, vepron kështu”.
Shumë tifozë të Partizanit pyesin, a do të jetë Maguette sezonin e ardhshëm?
“Maguette është lojtari ynë më i rëndësishëm. Kur ka lojtar që bën performancë të tillë, normal që ka oferta të rëndësishme. Klubi do të vlerësojë situatat dhe kushtet që do të ofrojnë për lojtarin dhe më pas do të vendosin. Ne nuk prishim çdo gjë për të transferuar lojtarin, mbetet për t’u parë por duhet parë. Në merkato mund të lëvizë Maguette, apo Cara, kushdo”.
Është i arritshëm vendi i dytë, e beson?
“Ne kërkojmë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më shumë. Nëse ne marrim maksimumin nga vetja jonë, atëherë varet nga kundërshtari. Por ne duhet të bëjmë detyrën tonë”.
sport,Orges Shehi,Partizani,Superiore , Orges Shehi,Partizani,Superiore