Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bani Yas, po luan në shtëpi përballë Hatta.
Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në barazim 1-1.
Golin e parë të kësaj ndeshje, e shënoi pikërisht Seferi në minutën e 46’, duke kaluar të tijët në avantazh.
Bani Yas krijoi një aksion të rrjedhshëm, i cili u mbyll me golin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Por vetëm 2 minuta më pas, ekipi kundërshtar barazoi.
Për 27-vjeçarin shqiptar, ky është goli 9-të sezonal, me Seferin që numëron edhe 1 asistim.
sport,kombetarja shqiptare,Taulant Seferi , kombetarja shqiptare,Taulant Seferi