Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Premier Ligë, por a u pranua goli?

Lajme

Vikendin që lamë pas ishim dëshmitarë të El Clasicos së fundit të këtij sezoni mes Real Madridit dhe Barcelonës, që u zhvillua në tempullin ‘Santiago Bernabeu’. Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe, kjo ndeshje u përcoll me polemika të mëdha, kryesisht për shkak të disa vendimeve të gjyqtarit, por që njëri nga ta ishte më i diskutueshëm.

La Liga u kritikua gjatë kësaj përballje, pasi 16-vjeçari Yamal mendoi se u kishte dhënë epërsinë katalanasve me një goditje nga “këndi i vdekur”.

Goditja e spanjollit dukej se kishte mposhtur portierin Andriy Lunin përpara se ukrainasi të arrinte të largonte topin nga porta.Ndeshja ishte e barabartë me 1-1 në atë kohë, por liga spanjolle nuk kishte teknologji të vijës së portës në lojë.

Si rezultat, arbitri ndaloi lojën dhe VAR-i nuk mund të konfirmonte nëse e kishte kaluar me të vërtetë vijën, me vetëm dy kënde të disponueshme në përsëritje.

Tani një rast i ngjashëm tek ky i Yamal kishte ndodhur edhe në Ligën Premier, por a ishte pranuar goli në atë rast?

Po luhej ndeshja mes Tottenhamit dhe Luton Town në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Mbrojtësi i Lutonit, Alfie Doughty, në figurën e heroit bëri që ekipi i tij të mos pësonte gol, duke larguar topin nga vija fatale e portës, ndonëse në pamje të parë dukej që topi ka kaluar 100 për qind vijën.

Liga Premier në krahasim me atë të La Ligës e zotëron teknologjinë e vijës së golit dhe sipas pamjeve të paraqitura, vërtetohet se topi nuk e kishte kaluar vijën./Telegrafi/



sport,Premier League , Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *