Çmimi “The Best” për vitin 2023 nga FIFA ka shkuar përsëri në duart e Lionel Mesit. Por ky çmim është shoqëruar me polemika dhe ka pasur reagime të shumta. Një ndër ta është edhe legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus.
Në një intervistë për “Sky Deutschland”, ai u shpreh se: “Nëse shikojmë sukseset e mëdha, nuk ka asnjë mënyrë që të evitojmë Mançester Sitin dhe në rastin e lojtarit më të mirë, fituesi duhet të kishte qenë Erling Haland. Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me Sitin dhe përqindja e golave të tij është mbresëlënëse, duhet të ishte vendimtare për këtë çmim”, përfundoi Mateus.
sport,Erling Haaland,Lionel Messi,the best 2023 , Erling Haaland,Lionel Messi,the best 2023