Kimmich i pavendosur për të ardhmen, i vendos një kusht Bayernit për të qëndruar

Lajme

E ardhmja e Joshua Kimmich në Bayern Munich është ende e paqartë, me shumë klube evropiane që kanë shprehur interes për mesfushorin gjerman.

Megjithatë, Kimmich ka vendosur një kusht të qartë për të konsideruar rinovimin e kontratës me klubin bavarez dhe për të shmangur një largim të mundshëm në afatin kalimtar veror.

Sipas zbulimeve nga drejtori i përgjithshëm sportiv i Bayernit, Max Eberl, Kimmich ka shprehur dëshirën e tij për të takuar trajnerin e ardhshëm të ekipit përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Këtë kusht e ka ndarë edhe vetë Eberl në një intervistë të gjerë për ‘Sky Sport Germany’.

“Joshua na e ka bërë të qartë: ‘Dua të di se kush është trajneri i ri’”, tha Eberl, duke theksuar rëndësinë që trajneri i ardhshëm do të ketë në vendimet e Kimmich.

Pasiguria për zëvendësimin e Thomas Tuchel në pankinën e Bayernit ka shtuar një element të ri në sagën e rinovimit të Kimmich. Me kontratën e tij deri në qershor 2025, lojtari është bërë një nga objektivat kryesore për disa klube më të mira në Evropë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Barcelonën, ​​Liverpool dhe Arsenal.

Situata e Kimmich është në qendër të vëmendjes si për Bayernin ashtu edhe për klubet e interesuara. /Telegrafi/



sport,Bayern Munich,Bundesliga,Joshua Kimmich , Bayern Munich,Bundesliga,Joshua Kimmich

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *