Neymar prej muajsh vazhdon rikuperimin nga dëmtimi që mori në nëntor të vitit të kaluar.
Sulmuesi brazilian ishte i pafat te skadra e Al Hilal, teksa u dëmtua në mes të sezonit.
Por pavarësisht kësaj, braziliani po bëhet gati për rikthimin e madh.
32-vjeçari në vitin 2025 do të rikthehet te Santos.
Një vendim ta tillë sipas mediave në Brazil ua ka komunikuar edhe shokëve të tij që luajnë aktualishte te bardhezinjtë.
Kujtojmë se Neymar e ka nisur karrierën te Santos para se të kalonte te Barcelona dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të përfunduar karrierën e tij te Santos.
sport,neymar,Santos , neymar,Santos