Merkatoja e verës për Mario Mitaj do të jetë mjaft e zhurmshme dhe e “nxehtë”.
Talenti i kombëtares falë paraqitjeve me kuqezinjtë dhe me Lokomotivën e Moskës ka përfunduar në radarin e shumë ekipeve të tjera.
Juventusi është skuadra e cila ka nisur të bëjë hapa konkret drejt mbrojtësit të kombëtares.
Në dy miqësoret e zhvilluara jatë këtij muaji, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e vëzhguan nga afër Mitajn dhe sipas mediave italiane kanë mbetur të kënaqur nga 20-vjeçari.
Sipas ‘Tuttosport’ bëhet me dije se italianët kanë nisur edhe kontaktet e para me skuadrën ruse.
Kjo e fundit kërkon të përfitojë sa më shumë nga Mitaj dhe në këto kushte mësohet se kanë rritur edhe çmimin e tij.
Nga 7 milionë euro që kërkonin në fillim, shuma tashmë varion nga 8-10 milionë euro.
Që Lokomotiva të lërë të lirë mbrojtësin kuqezi kërkon që në arkat e klubit të derdhet një shumë e tillë, shifër kjo që nuk konsiderohet problem nga drejtuesit italian.
Kujtojmë se Mitaj u bë pjesë e skuadrës ruse në gusht të vitit 2022, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
sport,kombetarja shqiptare,Lokomotiv Moscow,mario mitaj , kombetarja shqiptare,Lokomotiv Moscow,mario mitaj