Futja e më shumë minutave shtesë në Premier Ligë nënkuptonte një gjë, më shumë dramë.
Ndërsa si neutral, një gol në kohën shtesë për të vendosur një lojë është i mrekullueshëm për tifozët, por nëse ekipi juaj është në avantazh dhe kur rezultati barazohet apo humbë, është zemërthyese.
Tregu Betfair ka bërë një analizë të koeficienteve të ndeshjeve për 90 minuta, pavarësisht se çfarë ndodh në kohën shtesë.
Duke parë këtë sezon, skuadra që do të përfitonte më shumë nëse ndeshjet e Ligës Premier do të përfundonin sapo ora të kompletoheshin 90 minuta lojë do të ishte Manchester City.
Ndërsa City fitoi dy pikë në kohën shtesë falë golit të Oscar Bobb kundër Newcastle, Citizens kanë humbur katër pikë falë një penalltie të Michael Olise kundër Crystal Palace dhe një penalltie të Cole Palmer kundër Chelseat.
Me rënien totale të pikëve në kohën shtesë, Man City do të ishte në krye të tabelës me dy pikë më shumë, në total 65.
Kjo për shkak se rivalët për titull, Liverpool dhe Arsenal kanë fituar këtë sezon gjashtë dhe katër pikë respektivisht falë golave të fitores ose të barazimit në kohën shtesë.
Në analizën e 90 minutave, Arsenali do të zbriste në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Liverpooli do të humbiste gjashtë pikët e fituara në kohën shtesë dhe do të binte në vendin e tretë, dhe shtatë pikë pas Man City.
Interesant është fakti se Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat që gjithashtu kanë fituar më shumë pikë në kohën shtesë, ku më dramatike është goli i fitores i Darwin Nunez në minutën e 99-të kundër Nottingham Forest.
Arsenali, Aston Villa dhe Chelsea janë tri skuadrat që nuk kanë humbur pikë deri më tani për shkak të lëshimeve në kohën shtesë.
Në anën tjetër të medaljes, Nottingham Forest është e vetmja skuadër në divizion që nuk ka fituar asnjë pikë nga një gol në kohën shtesë.
Ky sezon i Ligës Premier është gjithashtu një rekord duke shënuar 86 gola në kohën shtesë deri më tani, më shumë se çdo sezon tjetër në rekord (që nga 2006-07). Ky numër do të rritet vetëm kur hyjmë në tri xhirot e fundit të sezonit. /Telegrafi/
sport,Premier League , Premier League