Bejtullai gjen skuadrën e re, arrin akordin me klubin e Superligës

Lajme

Egzon Bejtullai është lojtar i lirë në merkaton e janarit, por kjo nuk pritet të vazhdojë dhe për shumë gjatë. Kjo për shkak se 30-vjeçari nga Tetova me shumë gjasa do të firmosë për Dritën në Kosovë.

Kjo do të ishte një lëvizje te rivalët e Gjilanit, ku luajti gjysmën e parë të sezonit. Bejtullai zhvilloi 7 ndeshje me Gjilanin në kampionat, teksa të gjitha i mbylli të plota.

Bejtullai vazhdimisht është parë dhe nga skuadrat e Superiores, megjithatë Drita shihet të jetë më pranë firmës. Kujtojmë se klubi gjilanas mban vendin e dytë në Superligën e Kosovës. Aktualisht numërojnë 6 pikë më pak se Ballkani kryesues. /newsport.al/



sport,egzon bejtullai , egzon bejtullai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *