Një ndër prioritetet kryesore të Milanit për afatin kalimtar veror do të jetë nënshkrimi me një sulmues të ri.
‘Rossonerët’ tashmë kanë identifikuar sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee, si opsionin kryesor, por duke marrë parasysh se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, kuqezinjtë janë detyruar që të kthejnë vëmendjen e tyre te Benjamin Sesko si alternativë.
Zirkzee ka qenë pjesë e listës së Milanit tash e disa muaj, sidoqoftë, gjiganti bavarez ka një klauzolë të riblerjes prej 40 milionë eurosh.
Interesim për Zirkzee ka gjithashtu edhe nga klubet angleze, ku ndër klubet më të interesuara mendohet të jetë Manchester United.
Sipas një raportimi nga Calciomercato.com, tashmë është vendosur që Milani do të shkojë me të gjitha forcat për Seskon në rast se opsioni Zirkzee dështon. Bisedimet zyrtare mes Milanit dhe Leipzigut nuk kanë nisur ende, por Milani është i etur për të eksploruar Seskon si një opsion të mundshëm.
Një tjetër sulmues që Milani e admiron shumë është edhe danezi Viktor Gyokeres i cili paraqitet në radhët e Sporting Lisbonës.
Gyokeres ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 32 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, por ka një klauzolë lirimi që besohet se është në regjionin e 100 milionë eurove, shumë kjo e cila është e papërballueshme për ‘Rossonerët’./Telegrafi/
sport,Milan,serie a , Milan,serie a