Gentian Selmani ishte një nga blerjet e bujshme të Tiranës në merkaton e verës. Gardiani u pa si një siguri për portën dhe një zëvëndësues idela për të larguarin Visar Bekaj.
Portieri luajti si titullar të gjitha sfidat europiani, por në atë të fundit ndaj Besiktas në Air Albania pësoi një dëmtim i cili aq i rëndë sa u duk në pamje të parë, aq i rëndë rezultoi edhe nga ekzaminimet.
Krutani 25-vjeçar pësoi një frakturë të tibias dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni në menisk.
Ndërhyrjet kirurgjikale në menisk janë ndër operacionet më delikate për një futbollist dhe një nga dëmtimet më të rënda pasi koha e rikuperimit parashikohet minimumi 6 muaj.
Tashmë kanë kaluar 6 muaj që nga dëmtimi i rëndë, por ende s’ka shenjë për një rikthim të tijin në fushën e lojës.
Ish-gardiani i Laçit prej 2 muajsh stërvitet me skuadrën duke shtuar dalëngadalë intensitetin.
Rikthimi i tij në kuadrat do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për klubin që ka një rekord katastrofal për gola të pësuar.
Siguria e një portieri me eksperiencë dhe kualitativ të ofron garanci sidomos në fazën finale të sezonit, ndaj në kampin bardheblu shpresojnë që Selmani të jetë i gatshëm të paktën për Final Four. /newsport.al/
sport,gentian selmani,Superiore,tirana , gentian selmani,Superiore,tirana