Valencia – Real Madridi ka përfunduar në fushë pranë rezultatit 2-2, por jashtë fushës duket se nuk do të përfundojë kurrë.
Real Madridi realizoi gol pas përfundimit të ndeshjes nga gjyqtari kryesor Gil Manzano dhe kjo ka shkaktuar një skandal të madh në Spanjë.
Jude Bellingham realizoi golin që nuk vlen asgjë pasi ndeshja kishte përfunduar dhe kjo e acaroi mesfushorin anglez.
Reprezentuesi anglez u vërsul drejt gjyqtarit me një sjellje arrogante dhe kjo i kushtoi me karton të kuq atij.
Tani janë zbuluar edhe fjalët që gjyqtari Gil Manzano i ka shkruar në raportin e ndeshjes për situatën e Bellingham dhe kartonin e kuq që ia dha anglezit.
“Në minutën e 99-të, lojtari (5) Bellingham, Jude Victor William, u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: Pas përfundimit të lojës dhe ende në fushën e lojës, ai vrapoi drejt meje në një qëndrim agresiv dhe bërtiti: duke përsëritur në disa raste: “është një gol i ndyrë”, thuhet në procesverbal e mbushur nga gjyqtari Gil Manzano.
Me kartonin e kuq të marrë në këtë ndeshje, Jude Bellingham do t’i mungojë Real Madridit në dy ndeshjet e radhës, edhe pse Los Blancos do ta apelojnë atë karton.
20-vjeçari do t’i mungoj madrilenëve në sfidën ndaj Celta Vigos në Santiago Bernabeu dhe në atë ndaj Osasunas në udhëtim. /Telegrafi/
sport,Jude Bellingham,la liga,real madrid , Jude Bellingham,la liga,real madrid