Rei Manaj është padyshim lojtari i momentit te Sivaspori. Sulmuesi i Kombëtares po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe tanimë mbanin vendin e dytë në listën e golashënuesve në Turqi, 14 gola, po aq sa edhe Mauro Icardi.
Në vendin e parë ndodhet Dzeko i Fenerbace me 18 gola të realizuara. Ndërkohë në ndeshjen e fundit, disa tifozë turq të Sivaspor janë parë me flamurin e Shqipërisë duke kënduar: “La La Laj, I love you Rei Manaj”. Pasi i ka dëgjuar, sulmuesi shqiptar i ka përshëndetur tifozët.
sport,kombetarja shqiptare,Rey Manaj , kombetarja shqiptare,Rey Manaj