Inzaghi i beson Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar e nis nga minuta e parë kundër Atalantës

Lajme

Kristjan Asllani do të luajë ndeshjen e tij të katërt si titullar për këtë sezon. Pas paraqitjes tejet pozitive kundër Leçes javën e shkuar, Simone Inzagi ka vendosur t’i besojë sërish fanellën e titullarit lojtarit shqiptar.

Interi ka publikuar formacionin zyrtar me të cilin do të sfidojë Atalantën mbrëmjen e sotme. Në mesin e fushës, në vend të Hakan Çalhanoglusë gjendet emri i Kristjan Asllanit.

Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje në “Xhuzepe Meaxa” dhe nis në orën 20:45.



sport,atalanta,inter,kristjan asllani,serie a , atalanta,inter,kristjan asllani,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *