Hallet te Partizani duket se nuk do të kenë fund në këtë periudhë. Alfred Mensah në duelin me Skënderbeun la fushën e lojës i dëmtuar, teksa u detyrua të dilte që në minutën e 13-të të takimit.
Sulmuesi ka kryer menjëherë vizitat mjekësorë dhe është mësuar se ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë. Në këto kushte lojtari do të mungojë disa javë.
Sipas të gjitha gjasave do të mungojë 2-3 javë, duke humbur kështu sifda të rëndësishme që të kuqtë do të zhvillojë në ditët në vazhdim. Një “hall” i madh për Orges Shehin, duke parë se as Xhulian Skuka momentalisht nuk është i gatshëm.
Edhe sulmuesi dibran u dëmtua në duelin me Kukësin në Kupën e Shqipërisë dhe ende nuk është gati për të luajtur. Por te stafi i kryeqytetasdve shpresojnë që sulmuesit të rikuperohen sa më shpejt në mënyrë që të japin kontributin e tyre në fushën e lojës.
Ndërkohë lajm i mirë janë rikthimi i Maguette dhe Carës, të cilët do të jenë të gatshëm për sfidnë me Kukësin që do të luhet ditën e premte në “Arenën e Demave” në orën 17:00. /newsport.al/
sport,Orges Shehi,Partizani,Superiore , Orges Shehi,Partizani,Superiore