Interi këtë sezon po kryeson me diferencë ndaj rivalëve në garën për titullin kampion. Zikaltërit udhëheqin me 9 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, ndërsa janë në garë edhe Champions League.
Simone Inzaghi po drejton një super skuadër duke vënë kështu një “dorë” te titulli kampion në Serie A.
Ecuria e zikaltërve i ka bërë përshtypje edhe ish-trajnerit të Juventusit, Marcelo Lippi. Ky i fundit thekson se nuk e priste aspak një ecuri të tillë të Interit në këtë sezon.
“Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë.
Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë.
Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit”, u shpreh Lippi.
sport,inter,JUVENTUS,serie a , inter,JUVENTUS,serie a