Një penallti në kohën shtesë shpëton PSG-në nga humbja

Lajme

PSG ka barazuar me Rennes në ‘Parkun e Princave” me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit me Vitinhan, por që gjuajtja e tij u ndal nga portieri Steve Mandanda.

Rennes kaloi në epërsi në rast e parë të mirë, kur Amine Gouiri arriti të shënojë në portën e Gianluigi Donnarummas për 1-0.

Në pjesën e dytë, PSG u mundua të bëjë më shumë duke patur edhe më shumë raste.

Ousamane Dembele rrezikoi në minutën e 59-të, por Mandanda sërish ishte në vend.

Në minutën e 85-të PSG kërkoi penallti, por që pas rikthimit të VAR nuk u akordua një e tillë.

Deri në fund parisienët tentuan të shënonin dhe fituan penallti në shtesë, ku Goncalo Ramos shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

PSG mbetet lider me 54 pikë, ndërsa ka 11 më shumë se ndjekësi i parë që është Brest. Rennes që ka kapur formën dhe pas pesë fitoreve radhazi, mori barazim dhe mban vendin e gjashtë me 35 pikë. /Telegrafi/



sport,Ligue 1,PSG,Rennes , Ligue 1,PSG,Rennes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *