Përkundër humbjeve të vazhdueshme dhe pozitës së fundit në tabelë, FC Liria nuk po ndalet me transferime të reja.
Klubi prizrenas mbrëmë në orët e vona, zyrtarizoi edhe tri ardhje të reja.
Futbollisti me prejardhje shqiptare qe ka luajtuar në Kanada, Klaidi Cela është njëri nga përforcimet.
Qendërmbrojtësi 24 vjecar do ta përforcojë fazën e fundit të prizrenasve, shkruan Gazeta Express.
Flavio Mecja është futbollisti tjetër që u zyrtarizau mbrëmë nga Liria
Sulmuesi i majtë nga Shqipëria së fundmi ishte pjesë e Egnatisë dhe Erzenit.
E futbollist tjetër që u zyrtarizua mbrëmë ishte edhe sulmuesi Nigerian, Ubong Ekpai.
Ekpai ka luajtur në disa ekipe evropiane si Maccabi Haifa, Viktoria Plzen e Slavia Praha.
sport,liria,superliga e kosoves , liria,superliga e kosoves