Situatë e pazakontë në ndeshjen e Serisë A, zëvendësohet gjyqtari pas pak minutash lojë

Lajme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes së Serisë A mes Bolonjës dhe Veronës.

Që në minuta e parë të sfidës është dashur të ndalet loja dhe të bëhet një zëvendësim i detyruar për dëmtim të arbitrit të ndeshjes.

Gjyqtari kryesor, Rosario Abiso, ndrydhi kaviljen duke vrapuar dhe nuk mund të ecte më me ritmin që kërkonte ndeshja në fjalë.

Ndaj ai pasi mori ndihmën mjekësore duke fashuar këmbën e dëmtuar, bëri shenjë për ndërrim.

Ashtu siç parashikon protokolli për raste të tilla, vendin e tij në fushë e mori gjyqtari i katërt, Xhakomo Kamplone, i cili kësisoj drejtoi minutat e mbetur të takimit.

Ndërsa Abiso ishte ai i cili nga ai moment mori përsipër detyrat e gjyqtarit të katërt, duke ndihmuar në këtë rol në vazhdimësinë e sfidës së Serisë A.



sport,serie a , serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *