Tirana u përmbys në derbi nga Partizani, me bardheblutë që u mposhtën 2-1 nga demat. Një humbje që dhemb për skuadrën e Julian Ahmataj që ende këtë sezon se pa provuar shijen e fitores ndaj të kuqve.
Por jo vetëm humbja, Partizani “sakaton” bardheblutë për duelin e ardhshëm. Në derbi u ndëshkuan me kartonë të verdhë dy titullarë të cilët kështu plotësojnë numrin 4-të ttyre dhe do të jenë të pezulluar.
Në duelin me Laçin që do të luhet me 26 në orën 13:30 do të mungojnë Ardit Deliu dhe Florjan Përgjoni. Në këto kushte Ahmataj do të duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre me kurbinasit.
sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana