Teuta po kalon ndoshta periudhën më të keqe, që mbahet mend për një kohë të gjatë. Durrsakët numërojnë 11 ndeshje pa fitore në kampionatin shqiptar, duke u renditur dhe në vendin e fundit.
Ndeshja e radhës është kundër Tiranës, që vjen pas 2 fitoreve. Bardheblutë kërkojnë të mbajnë formën e mirë në “Niko Dovana”, për të konsoliduar pozitat te katër më të mirët.
Vetëm 6 gola të shënuar gjatë këtyre 11 ndeshjeve dhe 14 të pësuar janë jashtë çdo pritshmërie për Teutën. Ndër këto ndeshje kanë marrë 5 barazime, duke grumbulluar 5 pikë. Më saktë, më pak se asnjë skuadër tjetër.
Mbetet për t’u parë çfarë mund të ndryshojë trajneri Martini nga java e 20. Dhe pse në vendin e 10, vetëm 6 pikë i ndajnë nga vendi i pestë. Kjo tregon dhe garën e madhe që po zhvillohet këtë sezon në Superiore. /panoramasport/
sport,teuta,tirana , teuta,tirana