Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore madhështore, në javën e 24-t, të Abissnet Superiore, teksa në “mitikun” e “Air Albania” kanë arritur të mundin në “Derbin e Madhe”, rivalët historikë të kryeqytetit, “Bardheblutë” e Tiranës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.
Pavarësisht rezultatit, të parën avantazhit e morën “Bardheblutë” e Julian Ahmatajt, me “fantazistin”, Liridon Latifi, i cili dërgon në rrjetën e boshatisur, një top të devijuar nga “gardiani” i “Të Kuqve”, Alban Hoxha, për të marrë avantazhin, që në minutën e 6’-të, të sfidës, mirëo avantazhi nuk do të zgjaste shumë.
Fillimisht një 11-metërsh i ekzekutar nga “bomberi” dibran, Xhuliano Skuka, në mintuën e 32’-të të sfidës vendosi barashpeshën dhe vetëm 11 minuta më vonë, në të 43’-të, anësori i sulmit, Tedi Cara dërgoi topin në rrjetën e Abdullahut, pas një depërtimi të rrufeshëm në zonën e Tiranës, për të “vulosur” fillimisht avantazhin në fundin e pjesës së parë e më tej të të gjithë sfidës.
Falë këtij rezultati, “Demat e Kuq” të Partizanit ngjiten në kuotën e 40 pikëve dhe tashmë renditen vetëm 8 pikë, larg kryesuesve të Egnatias, me këta të fundit, që në sfidën e radhës do të përballen me “Kuqeblutë” e Vllaznisë, në “Loro Boriçi”. Në krahun tjetër, “Bardheblutë” e Tiranës mbeten në vendin e 4-t të tabelës, me vetëm 34 pikë dhe tashmë rrezikojnë shumë pozicionimin mes katër më të mirave.
https://streamin.me/v/49da33ac
sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana