Futbollisti i Kukësit, Kleandro Lleshi u shtrua në spital pas ndeshjes me Skënderbeun në Korçë. Mesfushori i verilindorëve kaloi një hipotermi nga rreshjet e regjura të shiut gjatë ndeshjes, së bashku me homologun kundërshtar, Dean Liço.
Me një postim në rrjete sociale, Lleshi njofton të gjithë se është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kaluar me sukses atë moment të keq. Falenderime për stafin e ekipit, tifozët dhe të gjithë ata që e uruan, ndërsa kalon direkt fokusin në ndeshjen e rradhës, ndaj Teutës të premten në Durrës.
“Falenderoj të gjithë stafin e Kukësit, të gjithë tifozërinë kuksian si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit që më mbështetën pas një momenti jo të mirë shëndetësor. Tani çdo gjë është në rregull dhe gati për fitore të premten. Forca Kukësi”, shkruan Lleshi. /newsport.al/
sport,Kukes,Superiore,teuta , Kukes,Superiore,teuta