Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se janë në pritje të nisjes së punimeve për ndërtimin e stadiumit në këtë komunë.
Hyseni, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tha se po pritet vetëm edhe përgjigja nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit (OSHP), për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve, përcjell Gazeta Express.
Sipas tij, buxheti prej 15 milionë eurosh tashmë është i siguruar.
Stadiumi i Gjilanit do të ketë mbi 9 mijë ulëse dhe do t’i takojë kategorisë së katërt.
Postimi i plotë nga Hyseni:
“Stadiumi i qytetit – 15mil €
Tashmë janë trajtuar dy ankesa dhe presim përgjigjen e OSHP për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve. Pas shumë sfidave, stadiumi po jetësohet!
-Projekt final e zbatues!
-Buxheti i siguruar!
-Mbi 9000 ulëse!
-Kategoria IV!
-Stadium modern!” /Gazeta Express/
sport,alban hyseni,Gjilan,superliga e kosoves , alban hyseni,Gjilan,superliga e kosoves