Kombëtarja e Anglisë dëshiron ta mbajë Southgate edhe pas Euro 2024

Lajme

Federata e Futbollit e Anglisë është e interesuar që Gareth Southgate të mbetet trajner i Anglisë përtej Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Pritej që Southgate të tërhiqej pas finales së vitit 2024 në Gjermani.

Megjithatë, 53-vjeçari nuk e ka reduktuar mundësinë për të qëndruar në detyrë deri në Kupën e Botës 2026.

“Duhet të shihni se si shkon vera. Është kaq e thjeshtë,” tha Southgate në shortin e Ligës së Kombeve në Paris të enjten.

Anglia ka fituar 57 nga 91 ndeshjet e saj nën drejtimin e Southgate, me 14 humbje dhe 20 barazime. /balkanweb/



sport,Euro 2024,Gareth Southgate,Kombëtarja e Anglisë , Euro 2024,Gareth Southgate,Kombëtarja e Anglisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *