3 derbi në 3 qytete, Dinamo – Partizani s’gjen ‘rehat’ me stadiumet

Lajme

Dinamo – Partizani mund të quhet ndeshja e javës në Superiore. Dy skuadrat do të përballen në derbi, nesër në orën 17:00 në Niko Dovana, e vlefshme për javën e 23-të të elitës.

Kjo është edhe përballja e tretë mes tyre këtë sezon dhe e veçanta është që do të luhet sërish jashtë kryeqytetit. Me ndeshjen nesër behën 3 stadiume të ndryshme në 3 qytete ku është luajtur kjo përballje. Faza e parë u luajt në Elbasan në ‘kohën’ e Di Biagios me të kuqtë që fituan 1-3, ndërsa e dyta në Tiranë në Arenën e Demave e cila doli 0-0 me Dritan Mehmetin në stol.

Nesër është e treta në Durrës ku ekipet kërkojnë fitoren për të arritur objektivat. Nuk do të ishte çudi që në fazën e katërt të luhet në stadiumin e 4-të, në ‘Air Albania’.



sport,Dinamo,Partizani,Superiore , Dinamo,Partizani,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *