Dëmtime dhe frikë kartonash para derbit, Tirana me dilema për Erzenin

Lajme

Tirana do të presë Erzenin të dielën në Air Albania në orën 17:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 23-të të Superiores. Bardheblutë duan me çdo kusht fitoren për të shkuar në derbi me moralin lart, megjithatë, ndaj shijakasve kanë marrë vetëm 1 pikë në 2 fazat e para.

Trajneri Julian Ahmataj ka disa dilema për formacionin titullar shkaktuar nga dëmtimet dhe frika për kartona. Bruno Lulaj ka shfaqur shqetësime dje në stërvitje pasi ka një problem në kavilje dhe do të pritet deri në momentin e fundit për të. Ndërkohë, Rimal Haxhiu është rikthyer në stërvitje dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur titullar.

Sa i përket kartonëve, pikërisht ky i fundit rrezikon të mungojë në derbi nëse ndëshkohet të dielën. Gjithashtu edhe Ardit Deliu do të jetë një mungesë jashtëzakonisht e madhe nëse merr karton të verdhë ndaj Erzenit.

Ahmataj dëshiron maksimumin të dielën, por gjithashtu nuk e përjashton të ‘kursehet’ në formacionin titullar. Por, ajo që është më e rënëdësishme është se me largimet e janarit, Tirana ka një mungesë alarmante alternativash që cënojnë zgjedhjet e trajnerit. /newsport.al/



sport,Erzeni,Superiore,tirana , Erzeni,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *