Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi ka konfirmuar se Kylian Mbappé nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
“Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë të ditur se çfarë do të ndodhë me Mbappe – asgjë nuk ka ende”, ka deklaruar Al Khelaifi.
Real Madridi është favorit për të nënshkruar me sulmuesin francez, por asnjë ujdi nuk është nënshkruar ende, siç u raportua në fillim të kësaj jave.
Saga e Mbappes me klubin nga Madridi I Spanjës ka vite që ka filluar, teksa mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky viti i transferimit të tij.
Për këtë spekulim është deklaruar edhe presidenti I La Ligas, Julian Tebas, i cili theksoi se çdo ditë që kalon, është më afër transferimi i Mbappes te Real Madridi. /newsport.al/
sport,Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG , Kylian Mbappe,Ligue 1,PSG