Nuk është sekret për askënd në këtë pikë që Barcelona do të kërkojë përforcime të reja për të përmirësuar skuadrën e saj për sezonin e ardhshëm.
Klubi katalunas ka një detyrë më se të komplikuar për shkak të problemeve me kufirin e pagave, diçka që shpreson ta zgjidhë me disa largime lojtarësh nga skuadra aktuale për të kryer ato operacione shumë të dëshiruara.
Një nga lojtarët që flitet se mund të kalojë te Barcelona është edhe ylli i Milani, Rafael Leao, që pritet të largohet në verë nga San Siro.
Lojtari portugez është një dëshirë e Joan Laportas sipas asaj që raporton Diario OK, i cili ëndërron nënshkrimin e tij për të shoqëruar Robert Lewandowski sezonin e ardhshëm në sulm, duke kërkuar të përfitojë nga një skenar në të cilin sulmuesi nuk ka arritur ende një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me klubin.
Milani, pavarësisht zërave që flasin për një marrëveshje të supozuar që do të zyrtarizohej në ditët në vijim, lojtari ka kërkuar nga agjenti i tij, Jorge Mendes që t’i gjejë një klub të ri dhe këtu hynë në garë Barcelona edhe pse lojtari e pëlqen një kalim në Ligën Premier.
Rafael Leao është konsideruar gjithmonë si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit portugez, por e vërteta është se që nga ardhja e tij në Milan nga Lille, ai ka përjetuar një parregullsi të formës, por gjithmonë vendimtar për Rossonerët. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,jorge mendes,la liga,Rafael Leao , BARCELONA,jorge mendes,la liga,Rafael Leao