Nelson Hysa u përball me Agit Kabayel në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Dueli u zhvillua në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, i cili ka kapacitet për mbi 53 mijë spektatorë.
Megjithëse pritshmëritë për boksierin shqiptar ishin të larta, ndeshja përfundoi me humbjen e tij pas dy raundesh. Hysa u tërhoq për shkak të një dëmtimi në krahun e majtë.
Ndërkohë që Hysa dhe Kabayel po ndesheshin në ring, disa tifozë u përleshën fizikisht në stadium, duke shkaktuar panik te të pranishmit e tjerë. Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.
