La Liga

Mourinho pas humbjes së Real Madridit: Skuadrës i mungoi freskia fizike

Pas humbjes 2-1 ndaj Deportivo Alavesit, Jose Mourinho veçoi mungesën e freskisë fizike si një nga problemet kryesore të Real Madridit. Trajneri portugez tha se duhet të gjejë përgjigje për vështirësitë e ekipit, ndonëse ende nuk kishte pasur kohë ta rishikonte ndeshjen në detaje apo të diskutonte…

Mourinho pas humbjes së Real Madridit: Skuadrës i mungoi freskia fizike

Pas humbjes 2-1 ndaj Deportivo Alavesit, Jose Mourinho veçoi mungesën e freskisë fizike si një nga problemet kryesore të Real Madridit.

Trajneri portugez tha se duhet të gjejë përgjigje për vështirësitë e ekipit, ndonëse ende nuk kishte pasur kohë ta rishikonte ndeshjen në detaje apo të diskutonte me stafin për paraqitjen e futbollistëve.

Sipas Mourinhos, mbetet për t’u parë nëse do të kenë mundësi ta analizojnë sërish takimin. Ai theksoi se skuadrës i mungoi freskia përballë një kundërshtari të organizuar mirë në mbrojtje, duke sqaruar se vlerësimi i tij nuk ishte kritikë.

Mourinho komentoi edhe pakënaqësinë që shfaqi Arda Guler pas zëvendësimit. Ai e quajti reagimin e mesfushorit turk krejtësisht normal, madje pozitiv, sepse tregon dëshirën e lojtarit për të qëndruar në fushë dhe për ta ndihmuar skuadrën.